Në ndeshjen e mbrëmshme, skuadra e Philadelphia arriti që të fitonte ndeshjen kundër Brooklyn Nets me rezultatin 131-115. Momenti më i bukur i ndeshjes u xhirua nga kamerat në periodën e kartërt, teksa në stolin e lojtarëve të Philadelphia, vinte erë e çuditshme.
Të gjithë e kuptuan se ajri i krijuar s’ishte i këndshëm, ndaj ia plasën të qeshurës duke mbuluar hundët me rrobat e tyre. Nuk mund të kuptohet se kush ishte autori i erës së keqe, por ai që reagoi i fundit ishte Joel Emdid. Pikërisht atë, fansat e kanë akuzuar në rrjetet sociale.