Mesfushori kroat, Luka Modriç kërkon që të rinovojë kontratën me Real Madridin për të bërë edhe mbylljen e karrierës së tij në “Santiago Bernabeu”. Mesfushori i kombëtares kroate është nën kontratë me madrilenët deri në qershor të vitit 2020, por ai kërkon që të zgjasë këtë kontratë edhe më shumë në kohë.
“Shpresoj që të mos ketë qenë rinovimi im i fundit, sepse dua ta mbyll karrierën te Real Madrid dhe jo 34 vjeç. Uroj të kontribuoj dhe të jem i vlefshëm për Real edhe pas vitit 2020. Kjo është sfida që kam, të luajë sa më shumë në skuadrën më të mirë në botë. Drejtuesit e klubit kanë shumë besim te unë dhe do të përpiqem të jem në lartësinë e pritshmërisë”, tha Modriç në konferencën për shtyp.