Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Pogradeci – Besa e vlefshme për Play-Off të Kategorisë së Parë. Vendasit e kanë mbyllur në avantazh të një goli teksa ka qenë Topllari që ka zhbllokuar rezultatin duke realizuar për të tijtë.
Edhe pse kavajasit janë munduar të reagojnë, ky fraksion loje nuk ka njohur më shumë se 1 gol. Sa i përket kartonave, të dy ekipet janë “zverdhur” nga 1 herë me Kasën që ndëshkohet në minutën e 20-të, ndërsa për Besën nuk shpëton Vogli.
Pogradeci – Besa 1-0