Korabi do të luajë të hënën kundër Apolonisë, ndeshje e vlefshme për “Play-Off”-in e Kategorisë së Parë. Kjo sfidë është caktuar të zhvillohet në orën 17:00.
Klubi dibran ka ftuar gjithë tifozët për të qenë të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm. Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare shkruhej:
“Ndeshjen e radhës ekipi luan fazën tjetër të Play – Off me ekipin e Apolonisë. Ndeshja luhet në qytetin e Durrësit, në stadiumin “Niko Dovana”, ditën e hënë datë 23.05.2022, ora 17:00.
Ftojmë të gjithë tifozët dibranë në mbështetje të ekipit! Së bashku do ja dalim!”
Kujtojmë që skuadra që do të fitojë këtë ndeshje do të luajë përballë Egnatias për një vend në elitë.