Vllaznia do kërkojë të mos dalë pa pikë nga “Loro Boriçi”, aty ku në orën 17:00 do të përballet me Laçin e Armando Cungut. Të dyja ekipet vijnë nga fitore në mesjavë, duke kërkuar vazhdimësinë në rezultate. Armando Cungu rikthehet si kundërshtar në Shkodër, duke synuar fitoren ndaj ekipit të Mirsad Jonuz.
Vendasit do të duhet të bëjnë pa Dajan Shehin në mbrojtje, me lojtarin që vuan pezullimin si shkak i kartonave të verdhë. Nga ana tjetër edhe mesfushori Behar Ramadani është në dilemë për këtë sfidë, duke vuajtur së fundmi një shqetësim. Lojtari u aktivizuar në fitoren ndaj Flamurtarit duke shtrënguar “dhëmbët”, gjë që mund të ketë sjellë një dëmtim më të rëndë. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por nëse mesfushori nuk ia del, vendin e tij pritet ta zërë Krymi.