Tirana do të luajë nesër në Vlorë kundër Flamurtarit, ndërsa trajneri Josa pranon se kampionati është drejt fundit dhe gjithçka është më e vështirë.
“Duhet të bëjmë llogaritë mjaft mirë, sepse kanë mbetur pak ndeshje deri në fund. Të gjitha skuadrat kanë nevojë për pikë dhe është gjithçka më e vështirë.
Ne do të shkojmë në Vlorë për të bërë lojën tonë. Mua më intereson që skuadra të japë maksimumin në fushë ashtu si në sfidën kundër Partizanit.
Kur mora drejtimin e Tiranës nuk e kisha menduar se do të luftonim për mbijetesë. Por, pas periudhës së dimrit kishte kohë që më kishte shkuar në mendje ky pozicion.
Mungesa e fitores prej disa muaj bën që edhe presioni të jetë prezent te skuadra.
Presioni ishte faktori kryesor që humbëm ndaj Partizanit”, deklaroi Mirel Josa në prononcimin për mediat.