Klubi kosovar i Prishtinës, që drejtohet nga trajneri i njohur Mirel Josa ka arritur një marrëveshje me Trepçën ’89 për të huazuar mesfushorin-sulmues Argjend Mustafa për aktivizimin e tij në ndeshjet kualifikuese të Europa LEAGUE. Lajmin e ka bërë të ditur klub i kryeqytetit të Kosovës duke theksuar se ka marrë miratimin e presidentit të Trepçës Abedin Zeka, duke i shprehur mirënjohje. Vetë Josa ka zgjedhur Mustafën nisur nga fakti që e ka stërvitur 25-vjeçarin për një sezon te klubi i Tiranës.
Ndërkohë ekipi prishtinas po pret përgjigjen e presidentit të skuadrës së Florim Zukaj për të dhënë përkohësisht dy futbollistët e tij Armend Thaçi dhe Leotrim Bekteshi për të kontribuar në performancën e Prishtinës në Europa LEAGUE.
Mustafa ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin 2016/2017, por nuk zhvilloi asnjë takim. Ekipi i Prishtinës do të përballet me ekipin nga Gjibraltari College Europa në raundin e parë paraeliminator të Europa LEAGUE në datat 28 qershor dhe 5 korrik.