Ante Aralica nuk është më në planet e Vllaznisë dhe këtë e tha Mirel Josa në konferencën e sotme për shtyp. Sulmuesi i shkodranëve duket se i ka dhënë fund aventurës me fanelën kuqeblu. Së fundmi, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në një spital me dorën e fashuar.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me shtatlartin e fazës ofensive. Në këtë mënyrë duket se është mbyllur aventura te kuqeblutë. Bekim Balaj ishte i fundit i afruar në merkaton e verës, i cili do të zëvendësojë Ante Aralicën.