Tirana luan sot në 17:00 me Fenerbahcen në Stamboll. Miqësorja vjen në kuadër të përgatitjeve për turin e parë të Champions League, me bardheblutë që luajnë kundër Dudelange të Luksemburgut (6 korrik 19:30 në transfertë).
Pas thuajse dy javësh stërvitje në tokën turke, Tirana ka lënë Bolu, duke u spostuar në Stamboll. Kundër Fenerbahce është miqësorja e katërt e bardhebluve, që humbën me Dinamo Auto, fituan me Shkupin dhe barazuan me Hermennstadt. Ndeshja transmetohet në kanalin e youtube të klubit turk, ose në ESPN e SHBA.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Najdovski, Ismajlgeci, Limaj, Totre, Aleksi (Hila), Xhixha, Hasani, Seferi