Tirana dhe Shkupi kanë barazuar 0-0 në miqësoren që dy skuadrat po zhvillojnë në Turqi. Të ndodhura në fazën përgatitore për ngarkesën fizike para ndeshjeve Champions, kampionët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë ndarë në paqe pa gola në 45 minutat e para (15:00).
Ky është testi i dytë për Tiranën, që disa ditë më parë u mposht 1-2 nga Dinamo Auto e Tiraspol. Në Bulu, janë edhe 45 minuta për dy trajnerët, që do i japin mundësinë lojtarëve të tregojnë aftësitë e tyre.