Teuta e Blendi Shkëmbit vazhdon të bindi në ndeshjet që po zhvillon në kuadër të fazës përgatitore. Ekipi i Teutës prej disa ditësh është vendosur në qytetin e Korçës ku po kryen fazën përgatitore për sezonin e ri 2019/2020. Pas stërvitjeve me nga dy seanca në ditë ekipi i Teutës ka luajtur sot miqësoren e rradhës kundër ekipit të Pogradecit, të cilin e ka mundur me rezultatin 4-1.
Djemtë e detit vazhdojnë performancën e shkëlqyer dhe bindin në testin e rradhës. Kujtojmë që para se ekipi të zhvendosej në Korçë Teuta fitoi me rezultatin 4-2 kundër ekipit të Tërbunit.
Teuta e nisi ndeshjen me 11 titullarët si në vijim: Çelski, Todorovski, Shkalla, Hoxha, Korua, Aleksi, Gashi, Avdyli, Cyrbja, Kallaku, Nikaç
Në miqësoren e sotme për ekipin durrsak golat janë shënuar nga Nikaç 15′, Kapllani 50′, Hoxha 61′ dhe Veçaj në minutën e 90′, ndërsa goli i “nderit” për ekipin e Pogradecit u shënua nga Terolli.