Ditën e sotme do skuadrat e Kategorisë së Parë, Korabi dhe Tomori do të zbresin në fushë për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Duke parë që kampionati nuk ka filluar ende ekipet kanë planifikuar teste miqësore për të mbajtur në formë lojtarët, por gjithashtu edhe për t’i testuar ata.
Në orën 15:00 në Kompleksin Sportiv Kamëz, dy skuadrat që këtë sezon do të militojnë në Parën do të përballen mes tyre. Kujtojmë sot gjithashtu do të hidhet edhe shorti për Kategorinë e Parë me skuadrat që do të mësojnë kalendarin për sezonin 2020-2021.