Ditën e sotme pothuajse të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore dhe të Parë do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshje miqësore. Ndalesa e kampionatit nuk i ka penguar ekipet që të vazhdojnë programin e tyre dhe për të mbajtur lojtarët në formën optimale skuadrat kanë programuar teste miqësore.
Pas Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit edhe Laçi do të zbres në fushë ditën e sotme. Në orën 14:00 kurbinasit do të luajnë përballë Korabit në kompleksin “Pezë Helmes”. Një sfidë që do t’i shërbejë trajnerit Starova për të provuar lojtarë dhe skema të reja. Në kampionat Laçi nuk po kalon një moment të mirë dhe në ndeshjen e fundit barazuan në shtëpi përballë Bylisit.