Një nga agjentët më të mirë të futbollistëve Raiola, sëfundmi është parë në qytetin e Napolit. Raiola është agjenti i talentit të PSV, Hirvin Lozano i cili është i lidhur me një transferim të mundshëm tek skuadra napolitane. Lozano u dëmtua ditën e sotme në ndeshje me PSV dhe Raiola është nisur direkt për në Napoli për të mbyllur transferimin e lojtarit sa më shpejtë të jetë e mundur. Sipas Il Roma, ai do të takohet me De Laurentiis për të diskutuar detajet e fundit të kontratës si dhe për të kuptuar shkallën e dëmtimit të lojtarit. Pritet që Lozano ti bashkohet skuadrës së Napolit për shifrën e 42 milion eurove dhe do të marri një pagë rreth 4.5 milion euro në sezon.
