Klubi i Milanit ka blinduar dhe për 4 vitet e ardhshme qendërmbrojtësin italian Alessio Romagnoli.
Futbollisti ka rinovuar kontratën deri në vitin 2022. Lajmin e ka publikuar vetë klubi kuqezi në faqen e saj zyrtare në FB.
23-vjecari ka shprehur besimin se skuadra do të arrijë shumë shpejt rezultatet e larta.
“Falenderoj Fassonen dhe Mirabellin. Shpresojmë të jetë një rinovim që do të sjellë emocion të madh për sezonin tjetër dhe vitet që do të pasojnë”, deklaron Romagnoli në llogarinë zyrtare të “Djallit”.
Romagnoli luan në qendër të mbrojtjes së Milanit që prej 2015. Ai ka mbështetjen dhe të kapitenit Leonardo Bonucci.