Mesfushori i Milanit Lucas Biglia dëshiront të qëndrojë te “Djalli”. Argjentinasi është gati të pranojë një reduktim të pagës, e cila do të jetë më pak se 3.5 milionë €.
Lajmin e zbulon media sportive italiane “Calciomercato”. Kuqezinjtë duan që futbollisti i tyre të mos largohet me parametër zero në vitin 2020 kur skadon kontrata, ndaj duke parë dhe moshën e madhe, shefi ekzekutiv i klubit Ivan Gazidis i ka ofruar lojtarit një kontratë të re, por duke përfituar më pak para.
Në të kundërt, nëse lojtari nuk pranon këto kushte, Milani mund ta shesë për 7 milionë € gjatë kësaj merkatoje verore për të mos dalë duarbosh në 2020, kur Biglias i mbaron kontrata aktuale me 7-herë kampionët e Europës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.