Milani do të jetë sërish në ndërtim për sezonin që vjen, ku pas largimit të Boban pritet dhe dorëheqja e Maldinit. Dy vendimet e legjendave kuqezi erdhën pas planeve jo të duhura sipas tyre të Gazidis I cili dëshiron të bëj pjesë të stafit gjermanin Rangnick.
Gazidis e mendon menaxherin gjerman si njeriun e duhur për të ndërtuar një Milan me lojtarë me kosto të ulta, por tashmë bisedimet duken se kanë ngecur. Sipas mediave italiane Rangnick ka dyshime për buxhetin e vendosur në dispozicion, ku kërkon edhe një staf më të madh. Një refuzim I gjermanit do të sillte kolaps tek kuqezinjtë të cilët do të mbeteshin në dorën e Maldinit.