Milani kërkon me çdo kusht një mesfushor të ri për sezonin e ardhshëm. Maldini dhe Boban kanë udhëtuar në Madrid disa ditë më parë dhe kanë pasur një takim me drejtuesit e Real Madrid. Emri që është diskutuar është i mesfushorit Dani Ceballos. Spanjolli është duke luajtur Europianin U-21 me Kombëtaren e tij dhe është jashtë planeve të Zidan.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet lojtari dhe në këtë mënyrë Milani kërkon të përfitojë. Real Madrid këkon 40 milionë euro, por Milani për shkak të Fair Play Financiar nuk mund të paguajë direkt këtë shifër dhe i ka bërë një propozim klubit madrilenë. Huazim dy vjeçar duke paguar 4 milionë euro dhe pagesën e tij ta bëjë gjatë dy viteve për të shtyrë sa më shumë shifën e 40 milionë euro. E gjitha kjo për të shmangur Fair Play Financiar.