Matia Perin mund të jetë zëvendësuesi i Donnarumës te Milani. Në rast shitje të gardianit të portës, drejtuesit kuqezinj kanë hedhur sytë nga Juventusi. I pari në listë është Matia Perin. Ky i fundit është portieri i dytë dhe për këtë arsye vetë ai dëshiron të largohet për të luajtur si titullar.
Milani vijon të ketë probleme me UEFA-n për shkak të bilancit dhe në rastë një ofertë mbi 50 milionë euro do të ishte e gatshme të niste bisedimet. Kuqezinjtë kanë gati dhe zëvendësuesi.