Domenico Berardi ka konfirmuar se është i gatshëm të largohet nga Sassuolo pas 11 vitesh, ndërkohë që klubet kryesore italiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. Italiani do të mbushë 28 vjeç në muajin gusht dhe është më shumë se kurrë i gatshëm që të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij.
Në të kaluarën, Berardi pati refuzuar Juventusin, ndërsa në verën e kaluar ishte pranë kalimit te Fiorentina, por dy klubet dështuan të arrinin marrëveshje.
Milani dhe Roma janë ndër klubet kryesore që e duan Berardin, i cili është i gatshëm të largohet nga Sassuolo. “Më pëlqen të jetoj në Modena dhe jam këtu qe 11 vite, por kam arritur në një pikë kur do të vuaja më pak me një ndryshim, falë gruas dhe djalit tim, sepse me ta do të ndihesha në shtëpi në cilindo qytet”, është shprehur kapiteni i Sassuolo për revistën Chi.