Gara për shërbimet e Sergej Milinkoviç-Saviç duket se do të vazhdojë gjatë me Milanin që vijon të ndjekë nga afër lojtarit dhe të qëndroj stoik ofertës për huazim me 40 milionë euro dhe blerje më pas për 70 të tjera.
Me shumë gjasa kuqezinjtë do të tentojnë sërish në merkaton e janarit por tashmë do të kenë përballë një konkurrencë të fuqishme nga Manchester United. Tabloidi britanik “the Sun” bënë të ditur se “Djajtë e kuq” po konsiderojnë një ofertë të ngjashme me atë të Milan, me serbin e Lazio-s që po shndërrohet në synimin më të madh të merkatos së ardhshme që këtë verë.