Divock Origi është sulmuesi i ri i Milanit! Siç raporton Fabrizio Romano, akordi mes dy palëve është arritur që para një muaji dhe mund të konsiderohet si një transferim i kryer. Sulmuesi belg i dha lamtumirën “Anfield Road” dhe Liverpoolit ditën e djeshme, me Jurgen Klopp që e ka quajtur sgpeshherë një legjendë të klubit 26-vjeçarin.
Origi do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Liverpool për golat e tij, si ato në derbi kundër Everton, ai i finales së champions League përballë Tottenham, si dhe për dopietën kundër Barcelonës, ku shënoi ndoshta golat e tij më të rëndësishëm në karrierë.
Tashmë do të nisë një aventurë e re për Origin, i cili javën e ardhshme, do të jetë në Milano për të firmosur kontratën e tij me “Djallin” dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i kuqezinjve, që ditën e djeshme, u shpallën kampionë të Italisë.
AC Milan are waiting for Divock Origi in Italy next week to undergo medical tests and then sign the contract, he’s joining fresh Serie A champions on a free move. 🔴⚫️ #ACMilan
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 23, 2022
Origi has reached verbal agreement one month ago, now just waiting to sign the contract. pic.twitter.com/vscrlwzTBi