Pas blerjes gati të zyrtarizuar të Kakasë së “ri”, Lucas Paqueta, Milani është hedhur në sulm për mesfushorin Aaron Ramsey. Lojtari i Arsenalit do të mbetet i lirë në Korrik të 2019 dhe Milani duket gati ta rrëmbejë dhe ta bëjë pjesë të saj. Gjatë ditëve të fundit qarkullon lajmi se ai mund t’i bashkohej Juventusit, por bardhezinjtë nuk duken të gatshëm ta bëjnë pjesë të ekipit.
Sipas të përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, Milani ka nisur tratativat për uellsianin që ti bashkohet ekipit në merkaton e verës. Avantazh për të sjellë mesfushorin në Lombardi është Ivan Gazidis, i cili është pjesë e milanezëve tanimë. Ai ka qenë pjesë e stafit drejtues të londinezëve dhe marrëdhëniet e tij me Ramsey janë shumë të mira. Mbetet për t’u parë nëse janë fjalë merkatoje apo mund të bëhet një transferim i mundshëm.