Prezenca në UEFA Champions League do të sillte benefite të
mira për Milanin, që përpos të ardhurave do të arrinte që të joshte edhe emra të
rëndësishëm të futbollit. Por, në rast të kundërt, mungesa e tyre do të kishte
pasoja dhe madje të mëdha.
Sipas asaj që raporton “Il Corriere dello Sport”, nëse kuqezinjtë nuk
arrijnë ta mbyllin kampionatin në vendin e katërt, drejtuesit do kërkojnë të
mbushin arkat në një tjetër mënyrë. Dhe ajo më e lehta është shitja e yjeve të
saj kryesorë, ku Gianluigi Donnarumma është ai më i ekspozuari. 20 vjeçari ka
shumë admirues në Europë dhe nëse Milan vendos ta shesë ofertat në adresë të
tij nuk do të reshtin.
Për kartonin e tij, kuqezinjtë kërkojnë jo më pak se 100 milionë euro, shifër e
konsiderueshme edhe për skuadra si PSG, Manchester City apo Real Madrid, që kanë
shfaqur më parë interes për italianin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.