Milani ka gjetur akordin për zgjatjen e kontratës me Davide Calabrian. Mbrojtësi është një lojtar që ka dalë nga akademia e kuqezinjëve. Ne takimet e bëra me menaxherin e tij, Alessandro Luçi sipas “Calciomercato. com” është gjetur marrëveshja për kohëzgjatjen e qëndrimit të lojtarit te “djajtë” nga viti 2022 në vitin 2024, shoqëruar e kjo dhe me një rritje rroge.
Maldini duket se e ka dashur më shumë këtë rinovim pasi e vlerëson shumë 22-vjeçarin. Djaloshi është me të vërtetë i talentuar dhe këtë zgjatje kontrate e ka dashur ish kapiteni i Milanit, i cili është një nga mbrojtësat më të mirë që ka njohur historia e futbollit.