Lazar Markoviç mund të transferohet në Milano. Për mesfushorin serb kuqezinjtë e Milanos janë gati të paguajnë për ta patur në organikën e tyre. Sipas “Daily Express”, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka shfaqur interes për Markoviç. Por që të përfitojnë shërbimet e serbit, kuqezinjtë e Milanit duhet të mposhtin konkurrencën e Sportingut të Lisbonës dhe Schalkes.
Markoviç sezonin e kaluar ishte huazuar te skuadra turke e Fenerbahces, por edhe për këtë sezon ai nuk është përsëri në planet e Jurgen Klop.