Kuq e zinjtë e Milan kanë bërë goditjen e parë në merkaton e kësaj vere të imponuar qe nga sezoni i kaluar. Italianët kanë zyrtarizuar sot firmën me italianin Fabio Borini i cili sezonin e fundit ishte pikërisht pjesë ekipit në formë huazimi me detyrim blerje nga Sunderland.
Borini luajti 28 takime me Milanin sezonin që sapo u mbyll duke shënuar 2 gola. Mbetet për tu parë se sa i mirëmenduar do të rezultojë opsioni i vendosur në merkaton e shkuar për lojtarin që më parë ka luajtur dhe me Liverpool e Chelsea.