Milan “dashurohet” me mbrojtësit e Juventusit. Pasi kërkoi shërbimet e Demiral, klubi kuqezi ka kërkuar nga kundërshtarët e Seria A një tjetër profil mbrojtësi.
Bëhet fjalë për Daniele Ruganin, me “Tuttosport” që shkruan se kuqezinjtë janë të gatshëm të arrijnë një akord huazimi me të drejt blerje me mbrojtësin italian.
Kjo nuk është hera e parë që Milan kërkon të huazojë futbollistë të Juventusit. Një vit më parë, në Milano firmosi sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, por eksperienca e tij si kuqezi zgjati vetëm 6 muaj.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.