Të dielën, në datë 7 tetor do të zhvillohet edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës. E organizuar nga Bashkia Tiranë, tashmë ky event ka nxitur interes të madh për pjesëmarrësit që vit pas viti janë rritur ndjeshëm.
Më shumë se 2500 garues janë regjistruar dhe kanë nisur përgatitjet prej ditësh. Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka publikuar edhe itinerarin që do të përshkruhet në këtë event që dalëngadalë po shndërrohet në festë tradicionale për vendin tonë.
Kujtojmë që Maratona e Tiranës do të zhvillohet në datën 7 tetor dhe do të ketë 3 kategori: “Half Marathon”, Tirana 10K dhe “Ëe too”. Më poshtë mund të gjeni itinerarin që do të ndiqet nga garuesit.