Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Një pikë që i mban me këmbë në tokë lojtarët e drejtuar nga Ardian Mema, ndërkohë që revolton sulmuesin anglez, Michael Ngoo.
“Bomberi” u zëvendësua nga Mema dhe kjo solli një reagim aspak të mirë nga ana e tij. Teksa po i drejtohej stolit, Ngoo përplasi në tokë shishen, duke lënë të kuptohet se nuk e ka pritur mirë zëvendësimin.
“E përplasa shishen e ujit sepse doja të ndihmoja ekipin. Asgjë më shumë. Për mua edhe me dy sulmues mund të luanim.”- u shpreh Ngoo.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.