Micheal Ngoo u largua pas 3 vitesh nga Tirana. Anglezi I sulmit nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit bardheblu, teksa shtatëlarti pritet të gjejë tjetër skuadër për të vijuar karrierën. Ngoo duket se nuk e ka harruar Shqipërinë dhe miqtë që ka në vendin tonë, teksa së fundmi ka bërë një urim special.
Sulmuesi ka uruar rreperin e njohur Noizy për ditëlindje, duke postuar një foto të disa kohëve më parë. Anglezi ka fituar mjaft miq në vendin tonë dhe kjo duket nga postimet që bën në rrjetet sociale.