Si të mos mjaftonte humbja 4-0 e Barcelonës kundër Liverpulit, katalanasit duhet të zgjidhin një çështje të re të hapur mes tifozëve dhe Leo Messit. Sipas “Mundo Deportivo”, argjentinasi është pritur në aeroport nga mbështetësit spanjollë, me të cilët ka debatuar për atë që ndodhi në “Anfield”.
Ai mbërriti veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës me rojën e tij personale të sigurisë dhe menaxherin, Pepe Kosta. Në pikën e kontrollit, një grup i vogël tifozësh u përballën me “pleshtin”. Por, ishte menaxheri i tij Kosta që e tërhoqi duke mos e lënë t’i fliste mbështetësve katalanase për të shmangur një situatë më serioze.