Messi ka vendosur kushte për rinovimin te Barcelona. L’equipe bën me dije se argjentinasi kërkon nga presidenti i ri që veç një plani të mirëorganizuar për të ardhmen e klubit, të afrojë në skuadër lojtarë të rëndësishëm, mes tyre edhe Neymar.
Media prestigjoze në Francë bën me dije se Messi ka vënë veton e tij për të zgjatur kontratën që skadon këtë verë, me Laportan që duhet të ketë një detyrë të vështirë dhe një sforco të madhe financiare, për të rikthyer në Camp Nou yllin brazilian.