Lionel Messi nuk është i bindur se do të luajë në Kupën e Botës së vitit 2022. Në prag të nisjes së kompeticionit të Kupës së Amerikës Latine, ylli i futbollit botëror bëri me dije se gjithçka është në dorën e Zotit.
“Nuk e di nëse do të arrijë të marrë pjesë në Kupën e Botës së Katarit. Zoti do të vendosë nëse do të shkojë apo jo. Sot ndihem shkëlqyer fizikisht, por sot jam 32-vjeç dhe nuk e di si do të shkojnë gjërat. Mund të ndodh gjithçka, shpresoj të mos kem dëmtime serioze më tej”, deklaroi njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.
Ndryshe nga Barcelona, me Argjentinën Messi nuk ka fituar një trofe madhor teksa ka humbur 3 finale me “Bardhekaltërit”: dy Kupa Amerika (2015,2016) dhe Kupën e Botës (2014).