UEFA Champions League dhuroi spektakël të martën dhe të mërkuren, ndërsa e enjta i takon Europa League. Roma përballet me Ajaxin në Itali, në kuadër të çerekfinaleve. Ndeshaj e parë është fituar 1-2 nga Italianët, e sot pritet një “betejë” e madhe.
90 minutëshi do të jepet falas nga RTSH. Gjigandi mediatik shqiptar do të transmetojë këtë ndeshje, me interesin e tifozëve që është i madh. Kujtojmë që në program janë edhe Slavia Prague- Arsenal, Manchester United-Granada dhe Villareal-Dinamo Zagreb.