Mbiemrin e ka Mesi, por nuk quhet Lionel. Sa e veçantë, aq dhe e çuditshme. Është pjesë e 17-vjeçarëve të Tiranës dhe quhet Kristiano. Këtë javë ekipi i tij fitoi me rezultatin 1-0 kundër Akademisë së Redi Jupit.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga djaloshi i sipërpërmendur. Ndoshta shumë futbollistë do të dëshironin të kishin një mbiemër të tillë. Emrin Kristiano, mbiemrin Mesi… Le të shpresojmë të jetë një ndërthurje e dy yjeve botërore, pse jo në të ardhmen të bëhet pjesë e kuqezinjve.