Amir Abrashi, mesfushori i kombëtares kuqezi sot pritet që të jetë në fushë për ndeshjen kundër gjigantëve të Borusia Dortmund. Lojtari që luan në qendër të mesfushës ëshët i gatshëm për skuadrën e tij Freiburg për t’u përballur me Dortmund, ndërsa beson te rezultati pozitiv.
“Ishte hera e dytë. Shkoi shumë bukur me një fitore. Ky sukses apo këto tri pikë ishin shumë të rëndësishme ndaj Hamburgut, edhe nga fakti që luajtëm para tifozëve tanë. Po, rëndësi ka që bëjmë paraqitje të ngjashme edhe në transfertë. Rëndësi ka që fituam pa u ndëshkuar.Për sot? Dortmund është një ekip i fortë, por edhe Leipzig i mundi. Prandaj, në futboll është gjithçka e mundshme dhe ne do të provojmë për maksimumin”, përfundoi Abrashi për “baden.fm”.