Benjamin Kololli është një nga lojtarët kryesore të skuadrës zvicerane të Zurich. Mesfushori kosovar ka qenë vendimtar për ekipin e tij duke shënuar gola dhe asist. 26-vjeçar kosovar ka shënuar 9 gola e 6 asiste në këtë sezon. Në ndeshjen e fundit në javën e 18-të nndaj Luganos, Zurich nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim pa gola. Kololli nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe u zëvëndësua në minutën e 64-të, por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga mesfushori i cili ka goditur më grushta pankinën.
Për këtë gjest ka folur dhe trajneri i skuadrës zvicerane Magnin i cili është shprehu: “Kur isha futbollistë isha edhe unë si Kololli”, thotë fillimisht Magnin.
“Veprimi i tij do të ketë pasoja. Do të ketë një ndëshkim me të, por fillimisht duhet të flasim”, u shpreh trajneri.