Edon Hasani nuk do të jetë i gatshëm për Kukësin në dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë. Mesfushori shkodran ka mbyllur vitin kalendarik dhe do të rikthehet në janar pas dëmtimit që pësoi kundër Flamurtarit.
Hasani do të vijojë me fazën e rehabilitimit, ndërsa do të udhëtojë drejt Malit të Zi, pikërisht në Podgoricë për të kryer kontrolle të specializuara.
Mungesa e tij, sidomos në takimin kundër Skënderbeut këtë të diel është sigurisht një lajm i keq për trajnerin Ernest Gjoka.