Lojtari i kombëtare shqiptare Amir Abrashi tashmë është gati të ndihmojë ekipin e tij. Freiburgu do të luajë një ndeshje të fortë në kampionat këtë fundjavë ndaj Darmshtad, ndaj të cilit kërkon marrjen e tre pikëve.
Nga seancat stërvitore të zhvilluara, është parë se mesfushori i kombëtares mund të jetë i gatshëm të nisë si titullar në këtë ndeshje. Ai tashmë ka lënë pas problemet e tij fizike dhe mund të rikthehet këtë fundjavë për të ndihmuar ekipin e tij të kthehet tek rezultatet pozitive.
Gjatë stërvitje, mesfushori mësohet ti ketë thënë trajneri të tij në shaka e sipër, se është i gatshëm dhe se kërkon të luaj titullar në takimin e radhës, dhe të mos e mendojë në asnjë moment mundësinë se mund ta lërë jashtë.
Aktualisht po luhet java e 13-të në Bundeslig, Freiburgu ndodhet në pozitën e 11-të me 16 pikë.