Mesfushori i Vllaznisë, Ylli Hoxha ka udhëtuar sot në orët e para të mëngjesit nga Shkodra drejt Tiranës, ndërsa nga fotot e publikuara në Facebook, mesfushori kosovar nuk humbi rastin të takonte në kryeqytet dhe dy miqtë e tij, Kushtrim Lushtakun e Kukësit dhe Ilir Berishën e Flamurtarit.
Por, duket se udhëtimi nga Shkodra drejt Tiranës nuk ka pasur një panoramë të qartë për shkak të mjegullës në orët e para të mëngjesit dhe errësirës para agimit.
Një peisazh i tillë ka detyruar Ylli Hoxhën të postojë një foto në Instagram dhe ta titullojë: Në Rusi…