E ardhmja e Blaise Matuidi duket se do të jetë larg Juventusit. Me afrimet e reja në merkato, mesfushori francez mund të ndryshojë ambient.
Sipas asaj që raporton “Corriere di Torino”, Matuidi mund të largohet që këtë merkato. Skuadra me interesuar mbetet Manchester United, por nuk përjashtohet edhe një rikthim në Paris.
PSG-ja dëshiron ta rikthejë sërish në skuadër dhe në ditët në vijim mund të bëj një ofertë zyrtare për kampionin e botës.