Nuk kanë të sosur largimet nga Luftëtari. Ndryshe nga Rapo, Fili dhe Demo që i besuan projektit të gjirokastritëve, mesfushori, Maldin Ymeri ka një tjetër projekt për veten.
24 vjeçari nuk ka rënë dakord me drejtuesit për të zgjatur kontratën që e mban bluzi, pasi është në bisedime të avancuara me një klub në Greqi.
Lojtari i rritur te Panathinaikos kërkohet me ngut në Kategorinë e Dytë të futbollit helen, aty ku Panachaiki është gati për të plotësuar çdo kërkesë të ish-mesfushorit të Kukësit. Ymeraj ka qënë pjesë edhe e ekipeve zinxhir të kombëtares, por pa arritur të debutojë në atë A.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.