Besëlidhja barazoi me Tiranën në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Skuadrat luajtën në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës.Pas përfundimit të takimit, Akuah ka folur për Supersport.
“Kemi shance të mira për të shkuar më tej, në kampionat nuk po bëjmë mirë, por kupa është objektivi kryesor për ne.
Përsa i përket aksionit të golit, unë isha shumë përpara dhe aksioni ishte mjaft i shpejtë ndaj nuk pata mundësi për të ndërhyrë. Kur shënojmë, e bëjmë këtë si skuadër, gjithashtu edhe kur pësojmë sërish e bëjmë si skuadër.
Me një barazim dhe me gol në fushën kundërshtare kemi më shumë mundësi për të shkuar në finale.
Kam mësuar shumë për historinë e Tiranës, për fatin e keq nuk po arrijmë dot ta shprehim këtë sezon dhe nëse ia dalim mund të shpëtojmë sezonin nëpërmjet kuës”, përfundoi Akuah.