Partizani do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat. Kampionët e Superligës do të përballen me Tiranën në derbi në “Air Albania” në orën 19:00.
Të kuqtë vijnë në këtë takim pas barazimit 2-2 ndaj Bylisit. Edhe pse ishin në avantazh të dy golave Partizani nuk arriti të dilte me pikë të plota nga kjo ndeshje. Ballshiotët shënuan golin e parë me Ntepe pas një gabimi të Solomon që kishte ardhur në ndihmë të mbrojtjes. Sulmuesi nuk largoi siç duhet topin me Bylisin që përfitoi dhe rihapi ndeshjen. Kritikat për Solomon nuk ishin vetëm për rastin e golit të pësuar, por edhe pse nuk krijoi asnjë rast gjatë ndeshjes aq sa trajneri Sormani e nxorri nga loja në pjesën e dytë.
Vetë lojtari pas kritikave të shumta në drejtim të tij ka reaguar në një postim në Instragram një ditë para derbit.
“Nuk jam perfekt jam njeri si ju të gjithë që përpiqet të bëj atë që do më shumë. Ju nuk e dini dhimbjen time dhe ccfarë kam kaluar unë dhe ju më gjykoni e më urreni për një gabim. Hmm botë qesharake”, shkruan Solomon në Instrastoryn e tij. Një mesazh që padiskutim është për të gjithë ata që e kanë krituar në ditët e fundit për gabimin e tij ndaj Bylisit apo edhe paraqitjen e tij në fushën e lojës.