Behar Ramadani me gjasë nuk do jetë pjesë e Vllaznissë për pjesën e mbetur të sezonit. Shkodrani i mesfushës nuk ia doli të tregojë cilësitë e tij në fushë, pasi disa muaj u kushtëzua nga dëmtimi. Për shërbimet e tij është në garë Drenica e Bledar Devollit dhe Apolonia.
Në Shkodër e bëjnë fakt interesin e fierakëve, me lojtarin që do e kishte vendin e sigurt në formacion. Palët janë ndarë prej kushteve ekonomike dhe me shumë mundësi Superliga e Kosovës do jetë e ardhmja e 30 vjeçarit.