Kishte pak dyshime, por tani u vertetua gjithçka. Lautaro Martinez do të qëndrojë te Interi. Ky ka qënë lajmi i dhënë pak minuta më parë nga agjenti I argjentinasit, Beto Yague. I sapo dalur nga zyrat e Interit ai konfirmoi qëndrimin e numrit një të sulmit zikaltër.
Ishte një vizitë kortezie, për të përshëndetur mikun tonë Piero Ausilio. Nuk u diskutua as për Barcelonën dhe as për Realin. Lautaro do të qëndrojë te Interi”- Pohon Beto Yague. Lautaro u përfol gjatë gjithë verës për një largim drejt Barcelonës, por si duket, planet do shtyhen për një herë tjetër.