Tashmë duket se çdo gjë do të shkojë drejt fundit. Matthijs de Ligt së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Juventusit. Sikurse raporton Corriere dello Sport, ditën e mërkurë do të jetë edhe momenti i zyrtarizimit të tij, osë në të kundërt, gjithçka do të konkretizohet përpara datës 19 korrik, që korrenspondon edhe më datën kur Juventusi do të nisë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Azi.
Përveç mbrojtësit hollandez, një tjetër lojtar pritet të zbarkojë në Torino. Bëhet fjalë për Paul Pogba. Juventusi ka shtuar “dozën” për të, duke dhënë deri në 130 milionë euro në drejtim të Manchester United. Të shohim se çfarë do të ndodhë.