Ditën e nesërme Paolo Maldini do të jetë zyrtarisht Drejtori Teknik i Milanit, raporton Tuttomercatoëeb. Tashmë përgjegjësitë do të shtohen edhe më shumë për ish-kapitenin legjendar të kuqezinjve, pasi Milani duhet të rikthehet përsëri në nivele të larta.
Ky fund sezoni nuk ka qenë aspak i mirë për 18 herë kampionët e Italisë, sepse është larguar trajneri Gennaro Gattuso dhe ish-drejtori Leonardo. Për momentin, ende nuk ka diçka konkrete se kush do të jetë tekniku i ri i Milanit. Gjithçka mbetet për t’u parë gjatë ditëve në vazhdim.