Portieri i talentuar i Milanit, Donnarumama është një nga lojtarët më të përfolur ku bëhet fjalë për largimin apo qëndrimin tek kuqezinjtë. Këtë radhë gardiani ka folur vet për të ardhmen e tij, teksa ka analizuar Milanin e këtij sezoni.
“Jemi një grup I mirë, me një trajner të ri dhe është normale që në fillim do të hasim pak vështirësi, por ne po ndjekim urdhërat e trajnerit, derisa ta kuptojmë atë plotësisht. Kemi fituar dy nga tre ndeshjet, duke mos luajtur mirë, por fitorja na ndihmon të përmirësohemi në të ardhmen”, u shpreh portieri Italian për ekipin e Milanit.
Derbi me Interin
“Në derbi luhet për gjithçka, është një lojë më vete dhe përgatitet ndryshe nga ndeshjet e tjera. Ai të jep shumë energji dhe kënaqësi për ta luajtur. Fitimi I tij është një emocion tepër I madh”, tha Donnarumma për ndeshjen ndaj Interit.
“Ëndrra ime është që të realizoj çdo objektivë me Milanin”, u shpreh gardiani I portës së Milanit, duke hedhur poshtë një largim të mundshëm të tij në fund të kontratës.